Pronësia e tokave bujqësore, kërcënojnë banorët e Shushicës: Bojkotojmë zgjedhjet

Banorët e fshatit Mlizë në Shushicë të Elbasanit thonë se  tre probleme u kanë vështirësuar jetesën.

Është vonesa e azhornimit të tokave bujqësore që thonë se po i mban peng edhe pas gati 30 viteve demokraci.

"Problemi jonë kryesor është azhornimi i tokës. Jo vetëm që nuk mund ta shesim, jo vetëm që s’e kemi tonën, por ne nuk e japim edhe me qera, sepse thjeshtë duhet një veprim noterial atje poshtë", thonë protestuesit.

Janë zotërues të tokave, por jo pronarë!

Premtimet, por mungesa e zgjidhjes thonë se i ka bërë të ndjehen të harruar nga të majtë e të djathtë.

Duke theksuar se protesta nuk është politike, paralajmëruan se fshati me 600 familje mund të bojkotojë zgjedhjet e 25 prillit.

"Ne nuk pranojmë kutitë e votimit. Do të shkojmë derë më derë ashtu siç kemi bërë fushata elektorale për partitë, tani do të bëjmë fushatë që të mos marrin pjesë në votime."

Mos kryerja e procesit të azhornimit të tokave është një problem ende pa zgjidhje përfundimtare në shumë zona të vendit.

Ndërkohë 7 nëntori është afati i fundit për fermerët për regjistrimin e tokave bujqësore të marra me ligjin 7501.

Banorët e Mlizës