Nis puna për teknologjinë në zgjedhje

Për 12 anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedheve sfida e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm do të jetë implementimi i teknologjisë. Komisioneri Shtetëror, Ilirian Celiabashi, e di mjaft mirë që identifikimi biometrik, i dakortësuar me 5 qershor, do të jetë vazhdimisht në lupën e politikës shqiptare.

"Shumë shpejt do të përgatisim draftin e akteve përkatëse të cilat do të shqyrtohen nga rregullatori në lidhje me këtë çështje. Ka mjaft sensibilitet nga politika në lidhje me këtë çështje dhe përsa kohë që qoftë edhe një pjesë e saj e shikon si një aspekt që lidhet ngushtësisht me integritetin e procesit zgjedhor, ne kemi të gjithë fokusin tek kjo çështje", është shprehur Komisioneri Shtetëror Ilirian Celibashi.

Pavarësisht se implementimi i teknologjisë në 25 prill është në përgjegjësinë ekskluzive të nënkomisionerës Lealba Pelinku që është edhe përfaqësuesja e PD, qeveria shqiptare duhet të akordojë fondin për KQZ.

"Qeveria shqiptare ka një përgjegjësi të spikatur në lidhje me këtë çështje. Ne jemi në kontakt dhe besoj se gjatë kësaj jave do të kemi zhvillime edhe më  konkrete në lidhje me këtë çështje", është shprehur Komisioneri Shtetëror Ilirian Celibashi

Kryetarja Iliriana Nano së bashku me 4 anëtarët e tjerë të Rregullatorit, si dhe 5 anëtarët e KAS-it moren zyrtarish detyrën për të vijuar me punën përgatitore për parlamentaret e 25 prillit.