Arrest me burg iranianit të arrestuar në Tiranë për spiunazh

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për “hijen” shtetasin Iranian të arrestuar të shtunën pasi dyshohet për spiunash.

Bijon Pooladrag u arrestua në kuadër të operacionit “Hija” më 10 tetor 2020 për akuzën

Përgjim i paligjshem i të dhënave kompjuterike", "ndërhyrje në të dhënat kompjuterike", "keqperdorim i pajisjeve" dhe "ndërhyrje në sistemet kompjuterike

Sipas policise materiali hetimor i administruar nga “Njësia e hetimit të krimeve kibernetike“ kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas, nëpërmjet veprimeve të ndryshme, kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celular të shtetasve të tjerë.

Pas këtij veprimi, ky shtetas siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit në forma të ndryshme nga këta shtetas, duke vënë në funksionim aplikacionin në aparatet e tij kompjuterike.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Si u arrestua "Hija"