FOTO/ "Meta dekoron Metën", Rama ironizon me presidentin

Vijojnë "ngacmimet" në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Teksa kreu i shtetit vijon ta ftojë në debat publik shefin e qeverisë, ky i fundit rishfaq shqetësimin e tij lidhur me dekorimet që po u bën presidenti figurave të njohura të historisë, artit, sportit etj.

Së fundmi, Rama ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shfaqet Presidenti Meta duke dekoruar veten.

"Komplimenta autorit kushdoqoftë", shkruan Rama duke e shoqëruar me disa të qeshura.

Tani pritet përgjigja e presidentit që me siguri nuk do të mungojë...

/a.r, OraNews