Maskat edhe në studio televizve? Ja çfarë thotë Rama
Nga e enjtja e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme kudo dhe për këdo.
Rregullat e reja u prezantuan nga kryeministri Edi Rama në një konferencë me median me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ndërkohë që të mërkurën pritet të dalë akti normativ.
Edhe në studio televizive?
Edi Rama: “Ministrja theksoi që me daljen e aktit përkatës, të mërkurën do të ketë përjashtime shumë specifike për të cilat do të informoheni në momentin kur të dalë.
Edhe në televizione ku jeni shumë njerëz që punoni ju lutem shumë duhet të vëmë maska pa diskutim.
Natyrisht për studion masat specifike. Sigurisht nuk besoj se mund të bëni intervista në studio me maska, por është e rëndësishme që masat të jenë specifike dhe ajo të kthehet në normalitetin e këtyre muajve të paktën deri në muajin shkurt.”