Naftëtarët duan vetëm: "Punë! Pagë! Perspektivë" Veç grevës së urisë do bllokojnë dhe rrugët
Naftëtarët e Ballshit, janë sot në ditën e 13- të grevës së urisë, ndërkohë ata po mbështeten edhe nga naftëtarë të tjerë dhe familjarë, të cilët protestuan jashtë me bllokimin e rrugëve.
Me thirrjet “Duam lekët tona! Duam punë” ata bllokuan rrugët e qytetit.
Nga godina e mbyllur me dry ku vijon greva e urisë, Kreu i sindikatës Sokol Dautaj tha se naftëtarët grevistë nuk do të heqin dorë derisa të marrin djersën e tyre.
“Nuk do të ngelet gurë mbi gurë në rafineri pa marrë djersën e fëmijëve tanë. Nuk po kërkojmë të ikin ata e të hipin ne në pushtet. Deri në ditën e fundit ne nuk dalim të gjallë. Luftojmë për bukën tonë”
Më pas Dautaj iu bashkua naftëtarëve jashtë për të përsëritur kërkesat e tyre për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.
Gjendja shëndetësore e grevistëve është rënduar.
"I bëjmë thirrje kryeministrit, kur do vish kur të kenë vdekur naftëtarët? " tha një naftëtar me megafon.