Nga e enjtja e ardhshme maska e detyrueshme kudo në Shqipëri, ose gjoba në faturën e dritave



Me uljen e temepraturanëve në stinën e vjeshtës qeveria shqiptare ka menduar edhe për masa të reja anticovid.

Nga e enjtja e 15 tetorit 2020, vendosja e maskës do të bëhet e detyrueshme në çdo ambjent për të gjithë shqiptarët në çdo ambient, ndryshe gjobat do të zbatohen në kohë reale me OSHEE-së.

Rregullat e reja u prezantuan nga kryeministri Edi Rama në një konferencë me median me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu paraditen e 10 tetorit.

Sipas kryeministrit këto masa kanë qëllim ndalimin e një karantine të dytë që do të ishte ‘si cjapi tek kasapi’ për ekonominë shqiptare

Edi Rama: “Nga java e ardhshme maska e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë.  Maska e detyrueshme në çdo mjedis, çdo rrugë, hapësirë publike. Masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë tek fatura e dritave të mos ketë asnjë iluzion asnjë individ që mund ti shmanget gjobës. Maska kudo. Në autobus, në makinë, në rrugë."

Situata në vend është larg së qeni situatë që mund të qëndrojmë pa u shqetësuar. Na duhet së bashku të parandalpojmë një karantinë të përgjithshme të dytë”

Policia e shtetit dhe ajo bashkiake do ju kontrolloje

Qeveria ka vendosur edhe se si do ta vjëlë gjobën nga qytetarët të cilët nuk do të respektojnë vendosjen e maskave.

Edi Rama: Policia e shtetit dhe policia bashkiake do të survejojë territorin dhe do të jetë tolerancë zero. Në autobus, në shesh, në park, në rrugë.

Nëse për bizneset gjoba do të vendoset në rrugë tradicionale, për individët gjoba në faturën e dritave. Nuk mund të rrezikojmë kaq shumë për hir të disave që janë në shumicë. Gjoba do tju vijë në faturën e OSHE-së ndërsa për punonjësit e shtetit gjoba do të jetë edhe më e rëndë, paralajmëroi kryeministri.

Nuk dimë impaktin e gripit sezonal me covidin. Do të përgatitemi më të keqen. Do luftojmë që të mos mbyllim Shqipërinë."

Maska do mbahet brenda dhe jashte

Edi Rama: "Më mirë një maskë sot se mbyllja e dyqanit nesër më mirë një maskë sot se mbyllja e shkollës nesër. Do mbaj maskë jashtë, brenda nuk diskutohet.

Siç e shihni është një tendencë e përgjithshme që nuk i shmangemi dot. Kam parë një sërë vendesh që janë kthyer tek oraret e kufiizuara të shërbimeve tek mbyllja e bareve ne orën 8-9 të darkës. Nuk dua të shkojmë drejt këtyre masave ta kalojmë dimrin pa këto masa."

https://youtu.be/wQAd0NsuFdk


Perjashtime?
Në aktin normativ që pritet të bëhet publike të mërkurën do të ketë edhe përjashtime specifike.

Edi Rama: Ministrja theksoi që me daljen e aktit përkatës, të mërkurën do të ketë përjashtime shumë specifike për të cilat do të informoheni në momentin kur të dalë.

Edhe në televizione ku jeni shumë njerëz që punoni ju lutem shumë duhet të vëmë maska pa diskutim.

Natyrisht për studion masat specifike. Sigurisht nuk besoj se mund të bëni intervista në studio me maska, por është e rëndësishme që masat të jenë specifike dhe ajo të kthehet në normalitetin e këtyre muajve të paktën deri në muajin shkurt.”

Çdo skenar
Rama dhe Manastirliu nënvizuan faktin se duhet të përgatitemi për çdo sekanr dhe për këtë arsye në strategjinë e qeverisë janë përfshirë edhe spitalet rajonale.

Gjitashtu Qeveria shqiptare ka parapaguar një fond për t’u vendosur në radhë për të siguruar vaksinën anticovid kur të certifikohet nga OBSH.

Në strategjinë e qeverisë është përfshirë edhe ndryshimi i protokollit për trajtimin e të prekurve nga covid 19 në ambjentet e shtëpisë. Sipas ministres së Shëndetësisë në ndihmë të këtyre qytetarëve do t’u vijë në ndihmë një ekip i specializuar që në këto moment është në një fazë përgatitjet.