Nga makina qëllohet me plumba drejt servisit në Qafë Kashar

Nga një mjet tip "Benz" dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi në Qafë Kashar.

 Ngjarja është raportuar rreth orës 04:10.

Menjeherë pas marrjes së njoftimit, sherbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur "Ura e Dajlanit" u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të këtyre shtetasve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.

Për arsyje hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e tyre deri në përfundim të veprimeve.

Nga të shtënat fatmirësisht ka vetëm demë materiale.