PLSHR fushatë intensive, diskutime për 12 pikat e programit

Partia Levizja Shqipëria e Re vijon fushatën e saj për zgjedhjet e 23 qershorit me takime intensive të kandidatëve për deputetë me qytetarët. Kryetari, Edmond Vlashaj, në këto takime ka diskutuar per 12 synimet e PLSHR-së, duke thënë se shteti duhet të mbeshtesë familjet e reja dhe familjet ne nevojë.Ndërkohë kandidatët dhe aktivistet e PLSHR-së janë cdo ditë në terren për të komunikuar drejtperdrejtë me qytetarët, pasi strategjia e kesaj force politike është për të kontaktuar me cdo qytetar, pa asnjë dallim.