Cristiano Ronaldo me Covid-19? Futbollisti në telashe, thyeu rregullat duhet të përballet edhe me ligjin

Cristiano Ronaldo dhe disa nga lojtarët të tjerë të Juventusit  mund të përballen me ligjin  pasi iu bashkuan ekipeve të tyre kombëtare, pavarësisht rregullave që nuk e lejonin diçka të tillë pas dy rasteve pozitive në stafin e kampionëve italianë.

Ylli portugez dhe disa futbollistë tëtjerë të Amerikës së Jugut si,  Paulo Dybala, Juan Cuadrado, Danilo dhe Rodrigo Bentancur u larguan nga hoteli i ekipit të Juventusit pa pritur rezultatet e tamponit.

E gjithë skuadra dhe stafi i Juventusit ishin izoluar nga e shtuna, një procedurë që nuk i ndalon ata të stërviten ose të luajnë, por ndalon kontaktin me personat jashtë.

Personat që rezultuan pozitiv me Covid-19 ishin pjesë e stafit.

Nuk dihet ende nëse Ronaldo dhe shokët e tij të skuadrës janë të infektuar me Covid-19 dhe se çfarë dënimi do të marrin.