Rëndohet gjendja te Vllaznia, pozitiv me Covid-19 edhe zv/trajneri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2020, 20:29
Rëndohet bilanci te klubi I Vllaznisë sa i përket të infektuarve me Covid-19.
Pas futbollistëve Eni Imami dhe Erdenis Gurishta së fundmi ka rezultuar pozitiv edhe zv.trajneri Elvis Plori, raporton Ora News.
Tamponë janë kryer edhe për pjesëtarë të tjerë të skuadrës së Vllaznisë. Një situatë e vështirë në ekipin shkodran gjatë përgatitjeve në pritje për nisjen e sezonit të ri, që është shtyrë për shkak të bojkotit nga ana e Ligës Profesioniste të Futbollit.
Ekipet e Superligës për momentin po zhvillojnë vetëm sfida miqësore.
Gjatë sezonit të kaluar pati raste, ndërsa ndeshjet janë lejuar të zhvillohen, pasi futbollistët e tjerë kanë kryer kontrollet dhe kanë rezultuar negativë.