Berat e Ballsh: Koronavirusi po përhapet në kopshte e shkolla

Kopështi Nr 1 në Qytetin e Ballshit, që frekuentohet nga rreth 100 fëmijë u mbyll pasi një edukatore rezultoi e prekur nga koronavirusi.

Prindërit janë njoftuar për situatën, ndërsa janë marrë tampon për 12 persona, kontakte të ngushta të edukatores që shkonte në Ballsh nga Fieri.

Edhe në Berat  e infektuar me koronavirus ka rezultuar edhe një edukatore në kopshtin “10 Korriku” në Berat. Rastet këtë të mërkurë u evidentuan edhe mes nxënësve të shkollave e Bluzave të Bardha.

Drejtoria e Higjienës në Berat ka dezinfektuar kopshtin dhe ka mbyllur edhe grupin e fëmijëve, ku punonte edukatorja.

Ndërsa nxënësja e prekur me covid 19 studion në gjimnazin “Bab Dudë Karbunara” dhe  dyshohet se është infektuar nga një shoqe e konfirmuar me herët.

Koronavirusi vijon të përhapet edhe mes bluzave të bardha. Dy mjekë të Qendrave Shëndetësore të fshatrave Velabisht e Cukalat sipas burimeve janë infektuar me covid 19.

Të martën, një kopësht u mbyll në Korçë pasi drejtorja rezultoi e prekur nga koronavirusi.

Që prej nisjes së vitit të ri shkollor, numri i nxënësve dhe mësuesve të prekur nga koronavirusi ka shënuar rritje, por të dhënat zyrtare mungojnë