Një i plagosur me thikë në Durrës, lëndohet edhe autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2020, 15:05
Një konflikt i çastit mes dy shtetasve në qytetin e Durrësit ka çuar në përdorimin e thikës dhe plagosjen e njërit prej tyre.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në Sukth, ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale E.Ç., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi M.M., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore pasi edhe ai është lënduar si pasojë e konfliktit.