Tavo sjell raportin e Bankës Botërore: Mbi 41% e shqiptarëve pritet të zhyten në varfëri

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, përmes një postimi në Facebook risjell në kujtesë raportin e Bankës Botërore sa i përket varfërisë në vend.

Sipas tij, teksa citon BB-në, "mbi 41% e shqiptarëve pritet të zhyten në varfëri, ndërsa sot 36.5% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5 dollarë për person në ditë".

Tavo e quan këtë një raport alarmant, ndërsa fton shqiptarët ti thonë jo asaj që ai e quan "sekti korruptiv i Rilindjes"

Postimi i Tavos:

Banka Botërore raporton:

mbi 41% e shqiptarëve pritet të zhyten në varfëri.

Sot 36.5% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5 dollarë për person në ditë.

Pritet rritje me 41.5% të popullsisë që do jetojnë në varfëri.

PBB-ja e Shqipërisë pritet të tkurret me 8.4 për qind në vitin 2020

Ky është ALARM 

Shqiptarët më të varfër se kurrë

Thuaji JO sektit korruptiv të rilindjes