Plagosi me thikë 17-vjeçarin maroken, arrestohet palestinezi në Tiranë

Policia e Tiranës ve në pranga një 21-vjeçar palestinez, i cili aakuzohet se ka plagosur me thikë një 17-vjeçar maroken.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në bulevardin "Bajram Curri", ndërsa dyshohet se konflikti kaa ndodhur për motive të dobëta.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez I. H., 21 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një shtetas të mitur 17-vjeçar (maroken)", thuhet në njoftimin e policisë.

Prania e refugjatëve afrikano-veriorë dhe aziatikë në rrugët e Tiranës është ngritur disa herë si probleme, ndërsa numri i tyre sa vjen dhe shtohet.