Basha takon taksistët u premton heqjen e taksës Rama për karburantin

Në takimet me drejtuesit e taksive në kryeqytet kryetari i Partisë Demokratike ka vënë theksin te çmimi i lartë i karburanteve.  Sipas tij shkak është vetëm taksa e lartë që ka vendosur qeveria, ndaj dhe premtoi që pas rotacionit të pushtetit të rishikojë skemën.

Eshte pjese e planit tonë ekonomik eliminimi i taksës Rama mbi karburantin. Kjo do bëjë që karburanti shqiptar të vijë në nivele të ngjashme me karburantin në vendet fqinje.

Për Bashën, veprimet e qeverisë kanë sjellë uljen e konsumit dhe si pasojë rënie të ekonomisë.

Një tjetër problem sipas kryetarit të PD është dhe vendosja e korsive të biccikletave.

Ai u shpreh se përmes tyre janë penalizuar bizneset dhe është krijuar kaos në trafik