Gazmend Bardhi: Ka padurim për të larguar Edi Ramën
Demokratët në Qarkun e Korçës, janë thirrur për të dhënë pëlqimin për emrat që do ti përfaqësojnë ata në zgjedhjet e 25 prillit por edhe për emrat e kandidatëve për pushtetin vendor.
Procesin e ka ndjekur nga afër, sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi, i cili nga Devolli, theksoi se largimi i Edi Ramës është domosdoshmëri, dhe këtë tha ai e ndjen kudo ku takon qytetarë.
Gazmend Bardhi: "Qytetarët prej kohësh kanë marrë vendimin që në këtë vend ka nevojë për ndryshim dhe për të larguar të keqen që ka një emër vetëm: Edi Rama."
Bardhi ka komentuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas së cilit tregojnë frikën që ka kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit.
Gazmend Bardhi: Edi Rama ka varfëruar qytetarët, ka përqëndruar ekonominë e vendit në 5 njerëz. Në 7 vite ka mbrojtur interesin e krimit të organizuar. Ky është realitet jo retorikë politike.
Konsultimi i kandidatëve me bazën ka vijuar prej pothuajse 1 maji. Të enjten, 8 tetor, ky proces do të mbahet në Fier, ndërsa në datën 10 tetor në Tiranë, ku përmbyllet kjo fazë.
Procesi është konsideruar si një risi për politikën, një proces që rrit demokracinë e brendshme në PD dhe tregues për mënyrën sesi do të qeverisë nesër forca më e madhe e opozitës.