Autoritetet Policore Italiane në bashkëpunim me Policinë shqiptare kanë ekzektuar mëngjesim e sotëm operacionin e koduar "Ricavo", (të ardhurat), emërtim i lidhur me sasinë e madhe monetare që grupi i trafikantëve italo-shqiptarë përfitonte nga trafiku i lëndëve narkotike.

Operacioni ka çuar në shkatërrimi e një grupi trafikantësh italo-shqiptarë me bazë në territorin e provincës së Arezzos, në komunën San Giovanni Valdamo.

Me urdhër të Prokurorisë së Arezzos janë ekzekutuar 9 amsa ndalimi, 6 me arrest në burg e 3 të tjerë me detyrim paraqijte.

Arrestimet janë kryer në provincën e Firenzes, Arezzos e në Shqipëri.

Ky gryp trafikantësh ishte i aftë të trafikonte sasi të mëdha droge të tipit kokainë e marijuanë duke shfrytëzuar kanalet e furnzimit nga trafikantë shqiptprë me banim në rajonin e Toskanës.

Trafikimi i drogës kryhej kryesisht pranë dis aktiviteteve tregtare, si pranë një picerie e një bar kafe. Për magazinim e drogës përdornin një vilë të izoluar në provincën e Arezzos, pozicioni i të cilës i ndihmonte të arratiseshin në rast kontrolli policor.

Autoritetet policore italaine informojnë se hetimet e operacionit "Ricavo", kanë nisur në mars të 2018 e në fazën e parë të tij janë arrestuar 11 persona të tjerë 

Gjatë fazës investigative janë sekuestruar 10 kg kokainë e një sasi marijuane.

Gjatë operacioni janë denoncuar dhe 10 persona përdorues droge e klientë të përhershëm të këtij grupi trafikantësh