Gazetarët "kryqëzojnë" Ramën në konferencën me ministren suedeze. Rama: Ligji antishpifje do kalojë, jam krenar!


Në  krah të Ministres së Jashtme suedeze, Ann Linde, vend i cili merr drejtimin e radhës së OSBE-së, Kryemisnitri Edi Rama, tha se ai që njihet si “ligji antishpifje”, do të miratohet pa ju dërguar për një opinion të dytë Komisionit të Venecias.

Përfaqësuesja për medien në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, i sygjeronte mazhorancës që ti kërkojë një opinion të dytë për antishpifjen

https://youtu.be/jLkOuK0sXEs

Edi Rama:“Ligji është i konsultuar me OSBE dhe i miratuar nga OSBE po bëhet dhe adoptimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Ligji do kalojë jo për të mbyllur gojën gazetarëve por për të krijuar një mjedis shumë më etik, ku të gjithë mund të flasin por ata që janë pre e sulmeve të pabaza kanë mundësi të mbrohen.

Pyetje se gazetares: A jeni krenar që gjatë kësaj periudhe po kaloni një ligj që pengon lirinë e medias dhe keni bërë ndryshime kushtetuese dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme?

Edi Rama iu pergjigj: Po jam!

Gazetarët në konferencë kishin përqëndruar pyetjet pikërisht për ligjin e ashtuquajtur "antishpifje"

Madje i kërkuan dhe koment edhe ministres se jashtme suedeze. Zonj Ann Linden nuk hyri në detaje të ligjit, por i kujtoi kryeministrit se vendi i saj promovon fjalën e lirë, dhe i kërkoi konsultim me gazetarët.

Ann Linde: Suedia është mbrojtëse e hapur e lirisë së medias. Është e rëndëisshme që qeveria të diskutojë me gazetarët dhe shoqërisë civile.

Kjo mesaduket e nervozoi kryeministrin Shqiptar i cili nëse deri në atë moment po fliste shqip e ktheu në anglisht.

Edi Rama: Sipas këndvështrimit tim ligji ofron mundësinë që të mbrojnë veten kur gjenden të sulmuar.. dhe pa gjeje kur po flisnim për këtë ligj mbështetja më e madhe erdhi nga biznesi sepse ata shantazhohen çdo ditë. Ne e dërguam ligjin në Komisionin e Venecias.

Komisioni nuk tha se ligji është në kundërshtim me parimet demokratike, por dha rekomandime që do i trajtojmë një nga një, sepse në këtë xhungël dezinformimi, sulmesh kundër personalitetit të njerëzve dhe keqedukimit të të rinjve përmes shkeljes së përditshme të etikës së medias, së paku individën të kenë të drejtën të cojnë para gjykatës cdokënd që sulmon apo fshihet prapa anonimatit dhe u bie njerëzve si të ishin të pavlerë. Është shumë e thjeshtë. Ju sugjeroj të shikoni filmin “Dilema sociale” e më pas e diskutojmë"      

https://youtu.be/b4UxOsGKaFY

Kryeministri Rama dhe Ministrja e jashtme Suedeze u angazhuan për  një luftë të përbashkët kundër krimit të organizuar.

Linden: Siç e tha dhe kryeministri Rama fatkeqësisht bandat kriminale janë në bashkëpunim në territorin europian dhe nëse luftojmë këtë fenomen së bashku atëherë do të kemi mundësinë për të bërë ndryshim në lidhje me atë çfarë po bëjnë ata duke shkatërruar shoqërinë tone.

 Jam e bindur që një arsye se përse jam këtu me ministrin e Punëve të Brendshme që të diskutojmë sesi mund të bashkëpunojmë më nga afër çështjet e krimit të organizuar dhe problematikat lidhur me krimin”

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Anne Linde ka vlerësuar punë  e bërë nga Shqipëria në sistemin e drejtësisë, veçanërisht në procesin e Vettingut.

Linde u shpreh se Suedia mbështet Shqipërinë në rrugëtimin në Bashkimin Europian.