Ish anëtari i KQZ, Bledar Skënderi në krye të AKU-së, ikën Robert Lili
Ish anëtari i KQZ-së Bledar Skënderi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili.
Po sot, me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar drejtori i ri i këtij institucioni, z.Bledar Skënderi.
“Shprehim besimin se ai do të punojë me përkushtim dhe do të çojë përpara procesin e ristrukturimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i nisur nga paraardhësi i tij, si dhe do të adresojë si duhet të gjitha sfidat dhe problematikat që lidhen me sigurinë ushqimore në vend” thuhet në njoftimin për median të sotëm të ministrisë së Bujqësisë ku mësohet se Lili do të vijojë angazhimin profesional brenda strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.