Dita e 10-të e grevës së urisë, rëndohet shëndeti për tre naftëtarë, por ata nuk heqin dorë
Në ditën e 10 të grevës së urisë së naftëtarëve, mjekët vlerësuan se tre ishin në gjendje të rënduar dhe duhet ta ndërprisnin atë për të marrë trajtim në Spital.
Fillimisht këshilla e mjekëve u refuzua, por më vonë gjatë ditës, gjendja e njërit prej u përkeqësua
Pirro Hoxhara shfaqi probleme me tensionin dhe mjekët e kolegët arritën ta bindin për tiu drejtuar spitalit pavarësisht kundërshtimeve nga ana e tij.
Ditët e grevës veç me ujë e sheqer por edhe pasiguria çfarë do të bëhet, ka ndikuar tek të gjithë naftëtarët
"Nuk kemi fuqi as te flasim" thote nje naftetar
Në ditën e 9 të grevës, ata i vizitoi kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa kryeministri Rama në reagimin e parë u kërkoi të tërhiqen nga protesta ekstreme pasi ua di hallet, dhe po punon për zgjidhje.
Por naftëtarët thonë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat pasi nuk kanë kohë më për të pritur që të mashtrohen, sic i cilësojnë marrëveshjet e më hershme
Ato pagat i kemi te fituara në rrugë ligjore. Kryeministri ka thënë se do të merren por kanë kaluar 3 vite dhe ende asgjë. “E theksoj, këtu ka dritë jeshile nuk është çdo gjë e zezë. Është ndërmarrje fitimprurëse, por hyjnë e largohen operatorë që falimentojnë. Nuk falimenton rafineria. Ata e dinë ndaj e hedhin topin nga një anë në tjetrën. Por ata tallen me ne”
Punonjësit e rafinerisë së naftës dhe nënstacionit të Poçemit kërkojnë pagat e prambetura dhe rinisjen e punës në Uzinën e Ballshit