Lamtumira për Gjergj Vlashin

Me homazhe me protokoll anti koronavirus, Durrësi i dha lamtumirën e fundit Gjergj Vlashit, shkrimtarit e regjizorit që vlerësohet si reformatori i varietesë Shqiptare

Nga 5 Maji i 1960 kur u krijua trupa e estradës profesioniste të Durrësit dhe u caktua regjisor, Ai e mbajti detyrën për 32 vite pa ndërprerje.

"Regjisor i mrekullueshëm, ka vënë në skena shfaqje të mrekullueshme"

Në Teatrin Aleksandër Moisiu e të tjerë vuri në skenë mbi 120 shfaqje.

Shkrimtari, dramaturgu dhe përkthyesit që për veprimtarinë e tij mbante titujt “Qytetar nderi”, Mjeshtër i Madhe dhe Nder i Kombit, ka ka botuar 45 libra.

Për të gjithë kontributin, bashkëpunëtorët e rendisin mes simboleve të Durrësit

Gjergj Vlashi jetoi 92 vite, sipas miqve për të përmbushur ëndrrat dhe pasionet në art dhe për të lënë pas një emër që nuk do të harrohet.