Deputeti deklaronte se do të ishte mes naftëtarëve nëse s’merrnin pagat, sot mbyll telefonin


Emisioni “Politik-On/Off” në RTV Ora ka trajtuar këtë të hënë çështjen e grevës së naftëtarëve në Ballsh. Ata kërkojnë të shlyhen për pagat e prapambetur dhe rinisjen e punës në Rafineri.

Në vitin 2018, gjatë një interviste për mediat, deputeti socialist i zonës së Mallakastrës, Ismet Beqiraj ka deklaruar se si një ish naftëtar, nëse punonjësit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh nuk do të merrnin pagat dhe ai do të ishte në protestë mes tyre naftës, por sot nuk ka asnjë reagim nga ai.

“Edhe unë jam një nga naftëtarët, pjesë e tyre, kam punuar në turn edhe unë pavarësisht se sot më shikon si përfaqësues i popullit, si deputet, dhe jam pjesë e kërkesave dhe halleve të tyre dhe kanë të drejtë që të jenë mosbesues. Edhe unë po të isha në pozicionin që janë ata këtu do isha dhe prap do vij në qoftë se brenda ditës së nesërme, ashtu siç ranë dakord, nuk bëhet ekzekutimi i pagave, edhe unë si përfaqësues jo vetëm i kësaj tryeze, por edhe përfaqësues i naftëtarëve dhe gjithë popullit të asaj zone, jam në mes të tyre” deklaronte Beqiraj në vitin 2018.

Por, kur u pyet në telefon nga gazetari i “Politik-On/Off” lidhur me këtë deklaratë, deputeti socialist nuk pranoi të fliste.