Qori: Prokuroria përndjek aktivistët për një protestë paqësore, por nuk ndihet për të hetuar këtë gropë me naftën

I ftuar në "PolitikOn" nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i Konfindustria-s, pedagogu Arlind Qori u shpreh se Prokuroria është shumë rigoroze për të përndjekur aktivistët për një protestë paqësore, por kjo prokurori nuk ndihet për të hetuar këtë gropë me naftën që është pronë e shtetit.

Arlind Qori: Për mua qeveria është përgjegjësi kryesore, por nga tjetër ne po flasim për miliona euro korrupsion. Prokuroria është shumë rigoroze për të përndjekur aktivistët për një protestë paqësore. Harxhon para dhe prokurorë, por kjo prokurori nuk ndihet për të hetuar këtë gropë me naftën që është pronë e shtetit.

Kjo është një përgjegjësi e shtetit dhe e këtyre kompanive off shore që vijnë, marrin ato që kanë për të marrë dhe ikin. Shteti duhet të kishte vendosur kritere kundrejt këtyre kompanive që vijnë në vendin tonë.

https://youtu.be/9OJ7hnZYYz4