Genoa në shok, 14 futbollistë me Covid-19. Napoli i Hysajt në alarm

Jo vetëm Mattia Perin dhe Lasse Schone. Koronavirus godet fuqishëmskuadrën e Genoas në Itali, e cila njofton se “pas testeve të kryera numri I tëprekurve me Covid-19 rritet në 14, përshirë lojtarë dhe staf”.

Sipas klubit gjenovez, kanë nisur procedurat për situate të tilla,ndërsa janë njoftuar edhe autoritetet shëndetësore, raporton Ora News.

I pari që rezultoi pozitiv ishte portiere Perin, pikërishtnë vigjilje të ndeshjes kundër Napolit, por tashmë kur numri arrin në 14situata është vërtetë shqetësuese.

Sipas "Corriere dello Sport", kjo situatë ka bërë që edhe te Napoli të jenë shumë të shqetësuar. Ekipi ku bën pjesë edhe Elseid Hysaj i është nënshtruar tamponëve dhe së shpejti pritet përgjigjet, raporton Ora News.

Napoli ka vetëm një rast me Covid-19 deri tani, atë të Petagnas, i cili rezultoi i prekur pasi u kthye nga pushimet.

Nëse situata vazhdon të agravohet atëherë edhe futbolli në Itali mund të marrë një tjetër goditje... /A.R, OraNews