Bie numri i infektimeve me Covid-19 në Itali, por ulet edhe numri i tamponëve

Pëson ulje numri i të infektuarve të rinj në Itali. Një ditëmë parë, shteti apenin numëron 1869 raste të reja me Covid-19, ndërsa 24orëshin e fundit regjistrohen 1766 raste.

Por kjo ulje mund të lidhet edhe me uljen e numrit tëtamponëve, nga 104 mijë në 87770 në 24 orët e fundit.

Sa i përket viktimave, gjatë 24 orëve të fundit janëregjistruar 17 të tillë, ndërsa rritet me 100 krahasuar me një ditë më pare numrii të shëruarve, raporton Ora News.

Ndërkohë ka pësuar rritje numri i infektimeve në rajonin e Lazios dhe kryeqytetin Romë duke detyruar Guvernatorin Zingaretti të urdhërojë mbajtjen e maskës edhe në ambjente të hapura.

Nga nisja e pandemisë Italia numëron 309,870 të infektuar me Covid-19, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 35,835 persona. /A.R, OraNews