Aksident në Vlorë, makina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2020, 20:33
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u regjistruar mbrëmjen esotme në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara, ku automjeti tip "Passat", me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një shtetas që lëvizte me biçikletë.
Për pasojë shtetasi M.H., 57 vjeç , banues në lagjen “1 Maji”, ka ndërruar jetë.
"Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme" njoftoi policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
