Një vit pas tërmetit, Prençi: Qeveria reklama 3D, ndërtimet e reja jashtë cilësie. Thumana, krim shtetëror
Sot 2 muaj shënohet plot një vit nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit qëveç humbjeve në njerëz, la pa strehë me mijëra familje.
Këta të fundit duket se edhe dimrin e këtij viti me shumë gjasa do takalojnë në çadra. Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, aktualisht këshilltari Presidentit, thotë se ka ardhur koha që qeveria t'u japë fund reklamave në 3D.
Prençi: Ka ardhur momenti që askush prej nesh të mos pajtohetme reklama. Kemi 10 muaj që shohim reklama në 3D dhe premtime boshe. Asnjë shtëpinuk ka përfunduar nga shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Edhe atopak reklama që shohim janë shtëpi të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit, që numërohenme gishtat e të dy duarve.Në klasifikimin DS4 dhe DS5 janë minimalisht mbi 14mijë shtëpi të dëmtuara, pa shtuar dhe pallatet e tjera. Paratë e akorduara ngadonatorët janë një zhgënjim.
Po kaq shqetësuese për Prençin është edhe cilësia e ndërtimeve të reja.
Prençi: Mjaft inxhinerë dhe juristë janë përballur me njënisje të ndërtimeve në kushtet skandaloze përtej parametrave të ndërtimeve qëjanë aplikuar në vitet '90-'91, po të shikosh i kemi pa shtresa betoni tëinkastruara në kolona çka do të thotë që një tërmet më i vogël do të bëjë kërdinë.Cilësia e ndërtimeve lë për të dëshiruar për shkak të babëzisë dhe nënkontraktimeveqë po bëhen.
Kompanitë e oligarkëve pasikanë marrë tenderat i kanë dhënë me nga 10 nënkontrata me nivele dhe mendo kushdo të fitojë, oligarku, nënkontraktori i parë, nënkontraktori i dytë apoqytetari? Kjo plagë e shkaktuar nga tërmeti do të kërkojë më shumë se tre vjetkohë, qeveria duhet të kishte bërë zgjidhje tjetër për ti strehuar përkohësishtpër të mos i lënë në çadra. Serioziteti është në nivelin më të ulët, qeveria kadalë nga çdo premtim.
Prençi u shpreh i gastshëm që të shkojë me gazetarët e Ora News dhe tëshikojë cilësinë e ndërtimeve që po bëhen në Durrës, Krujë, dhe qytete tëtjera,
Prençi: Është një skandal. Nuk është mirë të përhapim panik por kohën e funditka lëkundje tërmeti edhe në nënpllakën që prek Lushnjen, Elbasanin. Duhet tënxjerrim mësim që ndërtimet që bëhen sot të mos jenë kërcënuese për nesër.
I ftuar në Ora News, Prençi deklaroi se viktimat e Thumanës janë një krim shtetëror dheprokuroria duket të kishte çuar pas hekurave përgjegjësit.
Prençi: Nënpërgjegjësinë e qeverisë shkuan 25 viktima në Thumanë vetëm pse lejuan të futennë pallatin që u shpall i pabanueshëm në 21 shtator. 21 viktimat e Thumanës janë krim shtetëror, po nuk nxorëm këtëpërgjegjësi ne jemi të papërgjegjshëm. Është përgjegjësi e prokurorisë, përThumanën duhet të kishte përfunduar hetimi. Do të isha shumë i gëzuar tëshikoja pas hekurave qoftë edhe Shemsiun po të kishte përgjegjësi.