SPAK ti japë fund abuzimit, Prençi: Infrastruktura nëntokësore e Tiranës nuk përballon ndërtimet gjigante
Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi,thotë se lejet e ndërtimit pa kriter dhe abuzimi me to duhet të jenë objekthetimi i SPAK.
Duke u ndalur në Tiranë, aty ku ky fenomen ështëmë i përhapur, Prençi thotë se kryeqyteti është i papërgatitur në pikëpamjen einfrastrukturës nëntokësore për të përballuar këto ndërtime gjigante që kemimbi tokë.
Prençi: Lejet e ndërtimit tashmë nuk kalojnë aspak për tu studiuar nga institucionet përgjegjëse, nga Instituti i Ndërtimit, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, apo Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Zjarrfikës. Po të shikojmë edhe rrugët e reja që po hapen nuk kanë impiante të shërbimit zjarrfikës, jo më të studiohen kapacitetet e përballimit të ujërave të nëndheshme dhe ato sipërfaqësore. Sistemi i lejeve të ndërtimit në Tiranë por jo vetëm, sidomos në Durrës, madje edhe këto ndërtimet që po bëhen pas tërmetit do të ishin një objekt pune i prokurorisë së përgjithshme, i prokurorive të rretheve, madje dhe i SPAK.

Është mëse kriminale kur memiliona euro hidhen qoftë nga buxheti i shtetit apo kompanitë private.Një ndërtimpa kriter me babëzi për përfitime marramendëse, këto lloj ndërtimesh kanëfilluar pas viteve 2000 masivisht. Bëhen tolerime duke favorizuar klientelën qoftënë sipërfaqet e ndërtimit, qoftë në lartësi, për rrjedhojë Tirana është e papërgatiturnë pikëpamjen e infrastrukturës nëntokësore për të përballuar këto ndërtimegjigante që kemi mbi tokë.
Për rrjedhojë ne do të jeminë pushtetin e ujit, të shiut, në kohë relativisht të gjata qoftë në pranverë,qoftë në vjeshtë apo dimër. Por mos harrojmë se kemi patur përmbytje edhe nëmes të verës në Tiranë. Duhet të jetë patjetër objekt i hetimit të prokurorisëqë ti thuhet stop këtij fenomeni mëse kriminal. Në raport me jetën dhe cilësinëe jetës në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.
Për Ora News, Prençi deklaroi se është e patolerueshmeqë qyteti i Lezhës, Durrësit, Fierit, Vlorës, të përmbyten që me shirat e para.
Prençi: Ministria e Mbrojtjes si përgjegjësee Emergjencave Civile duhet të kishte ngritur helikopterët për të bërëmonitorimin e situatës së pastrimit të kanaleve të ujërave të larta, duhet tëkishte krijuar një raport për gatishmërinë që duhet të kishte siguruar Ministriae Bujqësisë për hidrovoret dhe kanalet e ujërave të larta, duhet tu kishte kërkuarnjë raport të hollësishëm bashkive për gatishmërinë e sistemit të ujërave tëmesme me qëllim që pas këtij raporti të kërkonte llogari.
Media duhet të ngrejë dronëtdhe të shikojë çfarë panorame krijohet në vjeshtën e vitit 2020 në të gjithëultësirën perëndimore të Shqipërisë, asnjë kanal nuk është pastruar.Është vitii parë më i keqi në raport me pastrimin e ujërave të larta në ultësirën perëndimore.E prisja të ndodhte kjo që me shirat e para.
Intervista në studio me gazetarin Sebastian Zonja, përgatitipër online Besjana Kuçana