Krim në një familje shqiptare në Zvicër, vajza 18-vjeçare vret të atin

Një 18-vjeçare me origjinë nga Kosova është arrestuar Zurichtë Zvicrës me akuzën për vrasjen e babait.

Ngjarja e rëndë u shënua pak paraorës 7 të mëngjesit të së enjtes.

Pas një konflikti të dhunshëm familjar, policia gjeti të plagosur rëndë në një apartament në Zurich-Wollishofen kryefamiljarin 47 vjeçar, gruan 50-vjeçare dhe vajzën 18 vjeçe.

47-vjeçari, me origjinë nga Kosova por nënshtetësi zvicerane,  u identifikua si Valentin.T. Ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Gruaja e tij Marina T. dhe vajza Jasmin T. po mjekohen nëspital.

Të Premten, Prokurori Publik i Zurich njoftoi arrestimine vajzës 18 vjeçare.

Sipas tij, ajo e qëlloi të atin gjatë një mosmarrëveshje familjare.

Tronditja në familje është e madhe. Djali i viktimës, Flurin T. 21 vjeç  i tha BLICK të enjten: "Unë nuk di asgjë.  Është gjëja më e keqe që mund të ndodhte. U largova nga shtëpia herët këtë mëngjes. Para se të dilja, e putha babanë tim ". 

Pastaj djali shkon në burg për të vizituar xhaxhain etij, raporton Telezüri. 

Një mbrëmje më parë, ai hëngri së bashku me babanë e tijnë një restorant.

Ndërkohë një fqinj tregon se kishte dëgjuarsherr që në mëngjes dhe prandaj ishte zgjuar.

Babai i dy fëmijëve, Valentin T., u zhvendos nga Kosova në Zvicër nëmoshën 17 vjeçare dhe jetoi në Horgen për një kohë të gjatë. 

Ai kishte bërë punë të ndryshme gjatë kësaj periudhe por së fundmi kishte hapur një biznes makinash që e drejtonte me gruan Marina.