Familja Shota në çadër, thirrje Ahmetajt: Lëri llafet e kota, na ndërto shtëpinë se nuk jemi bagëti
Familja Shota në fshatin Bilaj, komuna Bubq në Krujëprej 10 muajsh jeton në çadër pasi banesën ua shkatërroi tërmeti i 26 nëntorit.
Ditën e djeshme (25 shtator), anëtarët e familjes Shota e kaluan mes shiut dhe çadrës.
Kryefamiljari Andon Shota i tregoi ish-depoutetes së PD Oriola Pampuri, se uji i futet 1 metër brenda në shtëpinë e dëmtuar, por ai refuzon të ikë nga toka e tij.
Për të bonusi i qirasë nuk vlen pasi ai nëse ikën ngatoka s’ka as pension, por s’ka as me se të jetojë pasi duhet të lërë bagëtitë.
Ndërkohë gruaja e tij ka një mesazh të qartë përMinistrin e Rindërtimit, Ahmetajn që të mos merret me llafe të kota, por tëndihmojë pasi njerëzit nuk janë lopë apo bagëti.
Denoncimi i familjes Shota
Andon Shota: ''Jam Andon Shota nga fshati Bilaj, komuna Bubq. Jetoj në çadër në shi, madje të thuash edhe jashtë krejt. Jashtë. Shifi thaset këtu. Unë i kam vënë që të mos më hyje uji brenda. Ministri mos të merret me fjalë të kota. Ke kjo shtëpi, janë barake, uji futet 1 metër brenda në shtëpi.''
Dave Shota: ''O zonjë unë nuk iki prej këtu. Unë këtu kam tokën, Kam gjënë e gjallë, ne me këto jetojmë, s’kemi as pension asgjë në botë.''
Orjola Pampuri: ''Si e kaluat natën mbrëmë?''
Andon Shota: ''Natë s’ka.''
Dave Shota: ''Sytë gjithë natën hap, gjithë natën zgjuar.''
Andon Shota: ''Zgjuar.''
Dave Shota: ''Gjithë natën kena ndejt zgjuar. 10 muaj sot. A jemi 26 sot? 10 muaj sot që jam brenda. Edhe lopën me e mbajt tash kishte cofë. Edhe lopën jam mundu me izolu, s’ka asnjë shpresë.''
Andon Shota: ''Unë nuk shkoj as në Bubq as në Fushë Krujë.''
Oriola Pampuri: ''Domethënë bonusi i qerasë që ju kanë ofruar për ju nuk vlen spese ju nuk keni se si shpërnguleni nga këtu atje?''
Andon Shota: ''Jo nuk mund të më vlejë. Për mua ai nuk vlen.''
Oriola Pampuri: ''Ju nuk keni si të shpërnguleni nga këtu atje.''
Andon Shota: ''Jo, nuk mund të shkoj! Për mua nuk del.''
Oriola Pampuri: ''Nuk keni me cfarë të jetoni po të shërnguleni. Ju këtu keni bagëtinë, keni tokën, keni gjithçka.''
Andon Shota: ''Jo, nuk ikim ne, asnjëherë në botë jo.''
Dave Shota: ''I drejtohem direkt Ministrit të Rindërtimit. Mos u merr me fjalë të kota, mos u merr me parti, se populli nuk ka parti, se populli është rob, nuk është tas. Ne nuk jemi lopë, nuk jemi bagëti. A kupton ai ministër kush jemi ne? Kush është ai ministri, Arben Ahmetaj? Të vijë e të më ndihmojë të bëj shtëpinë në oborrin tim, se s’kam për të shkuar në Bubq unë. Ne na ka bllokuar çadra komplet, komplet, komplet. Jemi në mëshirë të Zotit edhe të Allahut lart.''