Kollçaku do rikthimin, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm padi Metës, Ramës e Xhaçkës
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcavetë Armatosura, Bardhyl Kollçaku, padit krerët e shtetit.
Pas shkarkimit nga detyra ai kërkon rikthiminbrenda Forcave të Armatosura.
Së pari ai kërkon të shfuqizohet dekreti i presidentit Meta që si ka dhënë atij gradën madhore Gjeneral Brigade.
Së dyti shfuqizimin e dekretit të presidentit që e ka nxjerrë atë në lirim. Përkatësisht “Shfuqizimin e Dekretit nr. 11571 date 29.7.2020 te Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për lirimin e Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçaku nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura.
Më tej Kollçaku kërkon që gradënmadhore ta marrë nga gjykata pasi i është refuzuar nga institucionet.
“Detyrimin e të paditurve, të nxjerrin aktet përkatëse për dhënien e gradës madhore "Gjeneral Major" për paditësin dhe kthimin e tij në shërbimin aktiv në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë duke e emëruar paditësin në një funksion në përputhje me gradën "Gjeneral Major".
Sa i takon anës financiare, ish-numrinjë i forcave të armatosura kërkon që atij ti paguhet paga si shef shtabi përnjë muaj nga 29 korriku deri më 29 gusht, ditë në të cilën i mbaronte mandati.
Ushtaraku i lartë kërkon gjithashtuqë nga data 29 gusht kur i përfundonte ligjërisht mandati të paguhet me pagënsipas gradës Gjeneral Major deri në emërimin e tij në funksionin sipas gradës.
Kollçaku u bë shefshtabi gjatë periudhës kur ministër Mbrojtje ishte znj. Mimi Kodheli ndërsa ladetyrën pas tre vitesh, në periudhën e ministres Xhaçka të cilën tashmë e kapaditur edhe në gjykatë.
Bardhyl Kollçaku i la vendin BajramBegaj në një ceremoni zyrtare më 30 qershor, ndërsa nga ajo ditë ai s'ka paturasnjë dalje publike apo koment.