Tuniziani arrestohet në Rinas me gati 68 mijë paundë në valixhe e në çantën e shpinës
Vazhdojnë sekuestrimet e parave të padeklaruara në aeroportin e Rinasit.
Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave nëkufi, ku ka sekuestruan 67850 paundë.
Ndërkohë, është proceduar penalisht një 63-vjeçar nga Tunizia.
"Shërbimet e PolicisëKufitare në Rinas, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimindhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje tëRSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, shtetasin J. D., 63 vjeç,lindur në Tunizi dhe banues në Angli. Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasittë lartpërmendur, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, shërbimet ePolicisë Kufitare, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale67850 paundë." - njofton policia.
Shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale "Mosdeklarimii të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi".