Durrës, dy tragete shtyjnë lundrimin e tyre drej Barit, shkak moti i keq

Dy tragetet e linjave detare Durrës - Bari, që do te niseshin mbrëmjen ekaluar në orën 23 00 janë nisur për shkak te motit te keq mëngjesin e sotëm në orën06.00.

Tragetet "Bari" dhe "Af Marina" e shtynë mbrëmë udhëtiminpasi Kapiteneria urdhëroi që ata të qëndronin në port për të kaluar situatën erënduar sinoptike që kishte zona e Gjirit të Durrësit.

Dallgëzimi në det të hapur ishte mbi 7 ballë ndërsa në bregdetin e Durrësitrreth 6 ballë.

2 Tragetet e linjave Bari - Durrës ndërkohë po ankorohen në portin e Durrësit,pasi ata ishin nisur në orarin e zakonshëm pasi situata sinoptike në portin eBarit ka qenë më e favorshme, bëjnë me dije burime nga Kapiteneria e Portit të Durrësit.