Itali, trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria, Turqia e Holanda, 90 shqiptarë të proceduar
Prokuroria italiane kapërfunduar hetimet për operacionin e quajtur “Karaburuni”, pjesë e të cilit janë237 persona shtetas italianë dhe shqiptarë të skeduar në trafikimin etonelatave droge në gjithë Evropën. 90 prej emrave të bërë publik, janë ngaShqipëria, ndërsa 27 të tjerë nga Kosova.
Autoritetetitaliane kanë përfunduar hetimet paraprak për 237 italianë e shqiptarë të cilëtakuzohen si të përfshirë në trafikimin e tonelatave droge të fortë në të gjithëEvropën.
90prej të arrestuarve janë shtetas shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër mësohet se janëdhe 27 qytetarë nga Kosova.
Hetimetjanë mbajtur bazuar mbi operacionin e koduar "Karaburuni", që ka të bëjëme linjën e trafikut të drogave të forta si kokainë, heroinë, apo dhe marijuanë.
Drogaimportohej në Itali nga Shqipëria, Turqia, Holanda, Spanja, Belgjika, Kosova,Maqedonia, Kroacia, Franca, dhe Gjermania.
Sipasmedieve italiane, banda kriminale drejtohej nga italiani Francesco Abbruzzese(i quajtur “dentuzzo”), me mbështetjen e dhe të vëllezërve shqiptarë Edmond dheAlfred Beqiri, Ndue Sokoli, Prine Dobroshi dhe Arben Veliko.
Veprimtariakriminale në Massafra, Catania, Bari dhe Pordenone mendohet se u realizuar ngady shqiptarë të tjerë, Mareglen Halka dhe Fatbardh Kapllanaj.
237të akuzuarit akuzohen edhe për prodhim dhe tregtim të paligjshëm të njëpërzierje të paracetamolit dhe qitro-kafeinës, me ngjyra artificiale dhe qëpërdoreshin për të përzierë heroinën.
Grupihetimor u kryesua nga Prokurori Publik i Lamezia Terme, Salvatore Curcio dhenga zv / prokurori i Catanzaro Domenico Guarascio.
Ngaky hetim rezulton se krimet janë kryer mes viteve 2001-2008, ndërsa Prokuroriae Katanzaros njoftoi mbylljen e hetimeve, nga të cilat dolën emrat e 237 tëdyshuarve.