Pemë të shkulura zënë poshtë dhjetra makina, dëmet që shkaktoi stuhia në Shkodër
Erëra tëforta, reshje të dendura shiu dhe rrufe. Ky ka qenë moti mbrëmjen e djeshme nëdisa qytete të vendit.
Moti i keqka shkaktuar dëme me përmbytjen e rrugëve dhe rrëzimin e pemëve.
Ashtu sikursendodh zakonisht në Tiranë, sasi të mëdha uji vërshuan në rrugë duke shkaktuar përmbytje.
Kryeqyteti undriçuar mbrëmjen e djeshme nga një stuhi e fortë shiu për disa orë.

Ndërkohë, si pasojë e erërave të forta, në Shkodër pati edhe shkulje pemësh dhe dëme te makinat e parkuara.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Ora News, disa pemë janë shkulur me gjithë rrënjë dhe kanë rënë mbi makina ose në rrugë.

Nëterren ka dalë punonjës të shërbimeve publike po ndërhyjnë prej orëve të para tëmëngjesit për prerjen e pemëve të dëmtuara dhe verifikimin e dëmeve.

Po ashtu, edhe në Durrës ka pasur reshje të forta shiu dhe erëra të forta, çka ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme Detare të udhëzojë për kujdes dhe qëndrim të sigurt të lundrimeve në det.

