Moti i keq, Drejtoria e Përgjithshme Detare: Të marren të masat për të qenë të sigurt, dallgë deri në 3 m
Shirat e mbrëmshme dhe moti i keq ka bërë qëKapiteneria e Portit Durrës të ngrejë shqetësimin për lundrimet detare.
Për shkak të erërave të forta kapiteneria ka udhëzuarqë anijet të qëndrojnë në vendstrehimet e tyre.
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se nëdetin Adriatik dhe Jon era do të arrijë shpejtësi deri në 33 milje në orë dhelartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 m.
"Kujdes!Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë! Drejtoria ePërgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erërave te forta me drejtim jugnë datën 25 shtator 2020 deri më 26 shtator 2020 moti do të përkeqësohet, nëzonën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit. Këto zona do të përfshihen nga era meshpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në2.8-3 m dhe perioda 6s. Vendi ynë do të përfshihet nga era të forta dhe shi nëformë rrebeshi me intensitet të lartë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit." - njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.