Bullgaria e priti pavarësinë me 76 netë protesta, kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe kryeprokurorit
Qytetarët bullgarë janëmobilizuar në atë që ata e quajnë "kryengritja e tretë e madhe kombëtare".Bullgaria të martën e festoi përvjetorin e pavarësisë nën thirrjet kundërqeverisë dhe korrupsionit në vend.
Bullgaria e ka shënuar të martën 112-vjetorin e pavarësisëme protesta anembanë vendit.
Për 76 ditë me radhë, mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen eqeverisë së kryeministrit Bojko Borisov dhe të kryeprokurorit me pretendimet sekanë lejuar mafien të kontrollojë shtetin.
Protesta nisi paqësisht në mesditë me shpërfaqjen e flamuritbullgar ku mbishkruhej teksti "dorëheqje".
Përplasje me forcat e rendit u raportuan pas orës 21 kurpjesëmarrësit marshuan drejt godinës së vjetër të parlamentit, duke lëshuarfishekzjarre dhe objekte të forta ndaj kordonit të policëve që i bllokontehyrjen me helmeta dhe shkopinj gome.
"Ndodhem këtu sepse jam e lodhur me talljet e këtyrehajdutëve. Duam një ndryshim dhe e vetmja mënyrë si mund ta arrijmë është nëpërmjetprotestave në rrugë."
"Duket sikur nuk i intereson absolutisht askujt që kaqshumë njerëz protestojnë prej kohësh. Por unë e ndjej si detyrim personal. Nuke imagjinoj dot të qëndroj në shtëpi kur dikush tjetër del e bën punën timeprej qytetari kundër padrejtësive. Askush nuk do luftojë për ne po s'qemë vetë."
Demonstratat e së martës u mbajtën nën moton"Kryengritja e Tretë Kombëtare" dhe u shtrinë edhe në vende të tjeratë Europës, në SHBA e deri në Australinë e largët ku jetojnë bullgarët.
Përveç shpërbërjes së qeverisë që ata e akuzojnë si tëkorruptuar, protestuesit kërkojnë edhe futjen e votimit elektronik në zgjedhjedhe reformimin e sistemit të drejtësisë.
Kryeministri 61-vjeçar Borisov udhëheq politikat e Bullgarisëpër tri mandate me radhë që nga viti 2009 dhe më herët ka pranuar të largohetme kusht që parlamenti të miratojë ndryshimet kushtetuese për pavarësi më tëlartë të gjyqësorit dhe për uljen e numrit të deputetëve.
Kryeqeveritari synon ta mbajë pushtetin ekzekutiv deri nëzgjedhjet e reja në mars të vitit 2021.