Ndodh edhe kjo, dy pacientë me koronavirus arratisen nga spitali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2020, 11:39
Policia greke u vu në alarm pasditen e të martës pasi dy tësëmurë me koronavirus u arratisën nga spitali "Sotiria" ku po trajtoheshin.
Sipas informacioneve, pacientët janë një 24-vjeçar nga Pakistani dhe një 41-vjeçarnga Bangladeshi, të cilët u transferuan nga "Hipokrati" në klinikën e10-të të mushkërive të spitalit "Sotiria" rreth një javë më parë.
Të martën pasdite ata i shpëtuan vëmendjes së mjekëve dhe u zhdukën. Policia u informua për incidentin dhe vijon kërkimet për gjetjen e dy pacientëve pasi ekziston rreziku i transmetimit të virusit.
