Burri i divorcuar ngre në këmbë policinë, refuzon ti kthejë fëmijën nënës dhe kërcënon ta hedhë nga ballkoni

Një burrë i divorcuar ngriti në këmbë policinë mbrëmjen e tëmartës por fatmirësisht gjithçka përfundoi mirë.

Operacioni policor në Ptolemaida zgjati më shumë se dy orë(nga ora 21:00 deri në 23:15).

Burri i divorcuar, baba i një fëmije 10 vjeç, ishte mbyllurbrenda shtëpisë së tij në

 në rrugën PavlidiAdamopoulou, duke refuzuar t'i japë fëmijën nënës së tij.

Babai që dyshohet se e mori fëmijën me pëlqimin e nënës sëtij, e cila ka edhe kujdestarinë, refuzoi t'ia kthente asaj dhe për këtë ajonjoftoi policinë.

Negociatorët specialë të policisë u përpoqën ta bindnin tëdorëzohej por ai nuk u përgjigj. 

Zjarrfikësit nxituan në vend me një automjet shkalle nëmënyrë që policia të mund të futej nga ballkoni. Burri kërcënonte se do tëhidhte fëmijën nëse i afroheshin.

Përfundimisht burri i divorcuar, i cili mbante një thikë nëdorë, u arrit të neutralizohej dhe më pas arrestohej nga policia.

Ai u dërgua në stacionin e policisë. Ndërkohë fëmija në gjendje të mirë shëndetësore ju bashkua nënës së tij.