Eurodeputeti italian dhe bashkëshortja me Covid-19

Ish-kandidati i qendrës së djathtë për Rajonin e Pulias, Raffaele Fitto, doli pozitiv për koronavirusin. 

Njoftimi u bë nga vetë eurodeputeti në rrjetet sociale. "Pasi mora lajmin nga një prej bashkëpunëtorëve të mi të mërkurën në lidhje me pozitivitetin e tij për Covid  - shkruan ai - unë kërkova të bëja testin bashkë me familjen time. Vetëm gruaja ime dhe unë jemi pozitivë, aktualisht pa simptoma". 

Çifti janë vetëkarantinuar në banesë.

Në Facebook, Fitto siguron: "Unë padyshim që do të vazhdoj karantinën deri në indikacione të reja nga autoritetet shëndetësore. Përshëndetje të gjithëve dhe shihemi së shpejti. PS: Shpresoj që të paktën këta urresit profesionistë të bëjnë një pushim të mirë".