Protesta e mjekëve, Ironia e Petrit Vargut: Nëse Ramës do i jepje një kalem do rendiste të njëtat pika. Nisi gara për shef shërbimi

Mjeku Petrit Vargu është skeptik dhe e quan "pseudoprotestë" atë që ishte paralajmëruar sot në orën 09:00 nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor dhe anuluar nga policia. Ndërkohë është paralajmëruar një takim në kryeministri.

“Kjo protestë eshte thjesht për sy, se kush do të bëhet shef shërbimi. Çfarë duan doktorët duan të evidentojnë që Edi Rama i plotësoi kërkesat. E bëjnë në këtë moment kur Edi Rama shpalli se do të rrisë pagat. Ishte një letër adoleshente, pa një plan të qartë dhe thellim.  ‘Kafsho dhe ik”. Mjekët të thonë të vërtetën sa të vdekur ka nga Covidi në Shqipëri.


Kjo protestë nuk do të jetë e gjatë. Do shikoni si do të shkërmoqet me pranime dhe disa makiazhe të tjera. Nëse Edi Ramës do i jepje një letër dhe kalem dhe do ti thoje na bëj ca pika për protestën ai do rendiste këto pika” tha Petrit  Vargu në një lidhje telefonike sot për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

Vargu nënvizon se në atë protestë ka dhe njerëz të infiltruar dhe të komanduar.