Lëkundje tërmeti gjatë natës në Shqipëri dhe Greqi, ja sa ishte magnituda
Lëkundjetë forta sizmike janë ndjerë në vend pak pas mesnatës. Një tërmet më magnitudë 4.6i shkallës Rihter u regjistruanë orën 01:25 të së enjtes.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare EMSC, thellësia fokale e tërmetit vlerësohet 5 km, ndërsa epidendra e tij ishte 29 km në jugperëndim të Elbasanit.
Ndërkohë sipas IGJEUMmagnituda ishte 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cërrik.
Ministria e Mbrojtjesthotë se nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile nëPrefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme të ndryshme.
Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në qytetet e Elbasanit, Lushnjes, Tiranës e Durrësit.

Lëkundjetërmeti mëngjesin e kësaj të enjteje janë ndjerë edhe në perëndim të Lefkadas,në Greqi.
Mediatgreke shkruajnë se tërmeti ishte me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare EMSC, tërmeti ndodhi 11 km në perëndim të Lefkadas dhe thellësia fokale ishte 15.8 km.
