Shehaj debat me Hajdarin në "Tempora": Ndryshimet kushtetuese, fitore për Rilindjen. Hoqi koalicionet

E ftuar në “Tempora” të Sonila Meços, drejtoresha e Programacionit në RTV Ora, tashmë pjesë edhe e Lëvizjes Socialiste për Integrim, u përfshi në një debat me deputeten Rudina Hajdari lidhur me reformën zgjedhore, Këshillin Politik dhe ndryshimet kushtetuese të njëanshme të 30 korrikut.

Sipas Shehajt, me këto ndryshime u trumbetua nga mazhoranca një fitore e Opozitës Parlamentare, por në fakt fitorja e vetme ishte heqja e koalicioneve.

Brisida Shehaj: Ndryshimet kushtetuese që u bënë muajin e kaluar nuk janë produkt i Këshillit Politik.

Për pjesën e listave të hapura, zoti Vasili ka publikuar sot një dokument  në Facebook-un e tij ku Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar listat e hapura që në vitin 2017. Prandaj ti lemë këto kush e kërkoi i pari...

Problemi që është sot dhe pyetja që unë kam, zonjën Hajdari nuk e njoh, gëzohem që takohemi këtu për herë të parë, ndryshimet kushtetuese që u bënë tani janë humbje. U tha do hapen listat, drafti është jo tallës por një fëmijë në klasë të dytë e kupton çfarë është ajo.  Ato ndryshime që Rilindja ia dha opozitës (i drejtohet Rudina Hajdarit) si fitore, që ishte lista e hapur, në atë ndryshim ishte edhe kjo që hoqi koalicionet. Në këtë sistem zgjedhor që kemi ne, mundësia e koalicioneve bënte që votat të mos shkojnë firo. Nëse duhen për Tiranën 11 mijë vota që të marrësh një mandat dhe ka mbetje, mbetje e mbesin mandatet rrugës, ka votues të papërfaqësuar më parë. Dhe koalicioni ishte pikërisht kjo, për të shmangur këtë firo.

Me këtë trumbetimin e bukur që fitoi opozita në parlament, më ndje Rudina, që fituam listat e hapura, realisht nuk fituan asgjë. Çfarë fitoi Rilindja? Ishte heqja e koalicioneve."

Sonila Meço: Çfarë fituan shqiptarët

Brisida Shehaj: Shqiptarët nuk fituan asgjë.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni shpjegimin e Shehajt lidhur me këtë draft:

https://youtu.be/fFwRauW65cM