Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu, ja si do të jetë moti sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2020, 08:08
Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të mbetet në dominimin e vranësirave të shumta,duke sjellë herë pas herë rrebeshe shiu.
Rrebeshet e shiut parashikohet të jenë më të dukshme në zonatmalore dhe në pjesën e dytë të ditës.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë,duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C.
Era do fryjë mesatare në toke dhe e fortë në det me shpejtësi50-55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.