Makina përplas të moshuarin me kalë në aksin Korçë-Bilisht, vdes 70-vjeçari, ngordh kali
Dy viktima u shënuan si pasojë e aksidenteve në Korçë eLaç. Në juglindje, një 70 vjeçar humbijetën pasi kali ku udhëtonte i preu rrugën një makine. Ndërsa në Kurbin, njëtrajler përplasi për vdekje një burrë që udhëtonte me biçikletë.
Një 70 vjeçar që po udhëtonte me kalë mbeti i vdekur në aksinKorçë-Bilisht, pasi u përplasën nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35, në afërsi të fshatit Neviçisht.
HekuranRamo, banor i fshatit Neviçisht, ka dalë me kafshën nga rruga dytësore efshatit në aksin nacional.
Aty kafshaështë trembur dhe është kthyer pas duke i dalë para automjetit që drejtohej nga27 vjeçari Ervin Gega.
Goditja kaqenë e fortë e për pasojë Hekuran Ramo, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nëvendngjarje ngordhi edhe kali ku udhëtonte i moshuari.
Drejtuesi imjetit u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, dhe në vijim do të meret nëpyetje për rrethanat e aksidentit.
70-vjeçarinë Korçë ishte viktima e dytë në rrugë në më pak se 12 orë.
Mbrëmjen e së martës një55-vjeçar humbi jetën në afërsi të Laçit.
Ai u përplas nga një trajlerteksa udhëtonte me biçikletë.
Goditja i shkaktoi plagë tërënda që i morën jetën në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit u ndalua nga Policia.
Aksidentet rrugore kanë lënëpas 4 viktima dhe të paktën 12 persona të plagosur në tre ditët e para të javës.
