Liria e medias në Shqipëri, Kusari: Situata drejt degradimit, po monitorojmë edhe sekuestrimin e RTV Ora

Flutura Kusari, Drejtuese ligjore e Qendrës Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, ishte e ftuara e rradhës e Sonila Meços në “Tempora”.

Teksa vuri theksin mbi situatën me lirinë e medias nëShqipëri dhe sekuestron ndaj RTV Ora, Kusari u shpreh se organizata ku ajoaderon, por edhe partnerë të tjerë, po monitorojnë me kujdes situatën nëShqipëri, që sipas saj është duke u degraduar.

“Kemi kohë që monitorojmë situatën në Shqipëri pasi liria e medias është duke u degraduar. Ne ishim shumë të shqetësuar teksa qeveria përdori pandeminë për të vendosur gjoba e për të mbyllur emisionin tuaj. Monitorimi është duke u bërë, duike patur parasysh që ju keni qenë target i qeverisë edhe më herët. Sekuestrimi nuk është rastësi. Është vazhdimësi. Qendra ku punoj dhe organizata të tjerë po ndjekim me shumë vëmendje çfarë do të ndodhë me pronarin tuaj”, tha Kusari.

E pyetur se cili është rreziku më i madh për mediat tani që jemi future në një fushatë të egër zgjedhore, Kusari dha këtë përgjigje:

“Problemi kryesor në Shqipëri sot është se, është bërë gati e pamundur të bësh gazetari. Në kohën e PS, gjatë qeverive Rama ne po shohim degradim të situatës. Një prej problemeve kryesore që ne diskutojmë me partnerët tanë është centralizimi i medias në duart e shumë pak njerëz. Sa më pak njerëz aq më lehtë e ke ti kontrollosh. Edhe ato pak media, emisione që po kryejnë një punë të mirë, përfshirë edhe emisionit tuaj, edhe mediat online, ka  tentativë që përmes iniciativave të mbrapshta ligjore, të kontrollohen”.