Rudina Hajdari: Ja pse votova ndryshimet kushtetuese

Rudina Hajdari është shprehur në emisioninTempora se i ka votuar ndryshimet kushtetuese për shkak të listave të hapura.

Brisida Shehaj: Pse votuat ndryshimetkushtetuese, tashmë ato janë bërë fakt?

Rudina Hajdari: Ndryshimet kushtetuesepadyshim që unë do ti votoja. Pse?! Sepse bënin atë që ne kishim kërkuar prejkohësh që ka të bëjë me listat e hapura.

Ai propozimi që ju sapo prezantuat ështëanti-kushtetuesh, sepse në ndryshimet kushtetuese thuhet që jo më pak se 2/3duhet të jenë lista të hapura, që do të thotë 70% e listës duhet të jetë ehapur, Ndaj propozimi i PS-së është anti-kushtetues dhe e kanë bërë kundër atijvotimi që edhe ata e kanë votuar.

Sot po flasim për një propozim i cili është mehile, nuk është i drejtë. Ndaj ju ftoj bashkarisht që të ecim përpara me këtëbetejë, që ka të bëjë me listat e hapura.

Brisida Shehaj: Kjo është një betejë që nukduhet provuar fare

Rudina: Unë mendoj që të gjithë këtu jemi përkëtë betejë. Listat fituese duhet të zgjidhen nga qytetarët.