"Politiko ON/OFF" çdo të hënë dhe të enjte , Alfred Lela tregon pse iu bashkua RTV Orës në këtë kohë sekuestrimi

Alfred Lela, duke nisur nga e hëna e 28 shtatorit, nis rrugëtimin e ri mediatik  në RTV Ora me emisionin “Politiko ON/OFF” çdo të hënë e të enjte. ora 21:00.

Lajmi u bë publik gjatë emisionit “Tempora” të Sonila Meços, ndërsa detajet u dhanë nga vetë Alfred Lela dhe drejtoresha e Programacionit në RTV Ora, Brisida Shehaj.

I pyetur nga moderatorja e emisionit se, pse zgjodhi RTVOra pikërisht në një kohë sekuestrosh dhe sulmesh ndaj presidentit të saj,Alfred Lela u përgjigj:

“Mua kjo më tërhoqi. Pozicioni i pafavorshëm në dukje i Orës dhe presidentit të saj, ardhja në një kohë të persekutimit të pushtetit. Unë jam një prej tyre, para pak muajsh më pak prekur vetë ky persekutim. Kështu që në këtë pikë jemi të ngjashëm dhe dua të ndaj një udhëtim me të ngjashmit. Kjo ishte"

Sonila Meço: E nis në një televizion të sekuestruar.

Brisida Shehaj: Ne jemi njësoj. Është i gjithë stafi, përveçse një sanitare që punon në bashkinë e Tiranës. Vetëm një kemi humbur gjatë këtij sekuestrimi. Do të jemi këtu deri në fund

Lexo me shume: "Politiko ON/OFF" Çdo të hënë dhe të enjte në RTV Ora. Ja pse iku Artur Zheji