Shirat e vjeshtës sjellin problemet e para, përmbyten rrugët në Lushnje e Lezhë

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin në këtëfillim vjeshte kanë sjellë edhe problematikat e para. Në Lushnje kanë mjaftuar10 minuta reshje intensive që rrugët e qytetit të përfundojnë nën ujë.

Sistemi i evadimit të ujërave sipërfaqësoredolën jashtë funksioni për rreth gjysmë ore.

Kjo solli radhë të gjata automjetesh.

Reshjet e dendura të shiut sollën problemeedhe në Lezhë, konkretisht në bllokun e banimit "11 Janari" në lagjen"Besëlidhja".

Uji ka vërshuar në mënyre të menjehërshme dukekrijuar vështirësi në lëvizje.